Sarandë: Rithemelimi zhvillon të dielën zgjedhjet për Degën e PD, ja 4 kandidaturat për kryetar

Të dielën ne Sarandë demokratet zgjedhin kryetarin e Degës së PD.

Inxhinierja Manjola Nikollo(Cikuli) eshte një nga 4 kandidaturat për kryetar të PD. Kandidatura te tjera jane juristët Rigels Dervishi, Robert Haxhi dhe Elvic Kuci.

“Kam zgjedhur të jem pjesë e një gare për kryetar të Partisë Demokratike Sarandë,për të dhënë kontributin tim në të mirën e qytetit dhe kjo nis duke dhënë kontributin tim në partinë ku unë aderoj,-skruan ne nje status ne fb kandidatja Manjola Nikollo(Cikuli).

I drejtohem te gjithë demokratëve të Sarandës,Konispolit,Finiqit,me përulësi dhe shumë besim të më përkrahin në këtë garë,për të sjellë në parti një frymë të re. Frymën që kërkojnë të gjithë demokratët e thjeshtë.Kërkojë besimin e tyre për ti dhënë një forcë më shumë zërit të gruas dhe për të qënë përfaqësuesja dinjitoze për: Të rinjtë ,pasi jam vet e tillë!Gruas ,pasi jam vet e tillë!Prindit ,pasi jam vet e tillë!Intelektualit,pasi jam vet e tillë!Demokratit në zemër,pasi jam vet e tillë!

Nikollo, e vetmja kandidate femer thekson me tej:” Frymën që kërkojnë të gjithë demokratët e thjeshtë.Kërkojë besimin e tyre për ti dhënë një forcë më shumë zërit të gruas dhe për të qënë përfaqësuesja dinjitoze për:Të rinjtë ,pasi jam vet e tillë!Gruas ,pasi jam vet e tillë!Prindit ,pasi jam vet e tillë!Intelektualit,pasi jam vet e tillë!Demokratit në zemër,pasi jam vet e tillë!Situata që po kalon PD në keto momente nuk është me e mira por UNE jam pro bashkimit të demokratëve, jam pro idesë se inatet dhe egot personale duhen lënë mënjanë dhe duhet të luftojmë për të hequr sa me parë të keqen e këtij vendi.

Sipas Nikollos nje nga sfidat e radhes per ribashkimin e demokrateve eshte edhe hapja e Partisë.

“Ne duhet të hapim partinë,të vlerësojmë demokratët në bazë të kontributit e sistemit të vlerave, të njohim mundin dhe sakrificën e çdo anëtari në këto vite shumë të vështira opozite.Dhe për këtë, zgjedhja ime në krye te kësaj gare do ti shërbejë vetëm PD dhe interesit të saj.Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në këtë proces dhe të zgjidhni alternativën e duhur për të ardhmen e Partisë Demokratike Sarandë!Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë!Respekte për cdo demokrat dhe për kontributet e tyre “-shprehet ne mesazhin e saj nje dite para votimit te demokrateve Manjola Nikollo(Cikuli), kandidatja potenciale per kreun e Degës së PD-s, ne një dite shume te vështire per Partinë Demokratike dhe në një mision po kaq të veshtire për perbashkimin e demokratëve sarandiotë, me bindjen për t’i bërë sa më prezent zërat e munguara të tyre në publik dhe nesër në vendimarrjet lokale.