Sarandë: KKRT miraton lejen e resortit turistik në Manastir
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në plazhin e Manastirit.
Ky resort nga ana e qeverisë fitoi statusin e investimit strategjik në fund të 2021-it me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike.
Projekti zë një sipërfaqe zhvillimi prej 53,467 m², në Zonën Kadastrale 2297, në Ksamil, Bashkia Sarandë.
Vlera e investimit sipas dokumenteve vlerësohet në 28 milionë euro dhe kompania e cila fitoi statusin ishte ALB-Star.