Policia e Sarandës arreston 43- vjeçarin nga Delvina, drejtonte makinën pa patentë

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi O. Sh., 43 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi u krye pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.