Qafë Botë: Pashkët. Drejtori i Doganave, Gazheli, vizitë pune në pikën kufitare
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë pune në pikën kufitare të Qafë Botës, në Sarandë.
Gazheli kërkoi angazhim të shtuar të strukturave doganore, duke qenë se vërehet një shtim i fluksit të hyrjeve të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë për festën e Pashkëve katolike.
“Ardhja e Pashkëve duhet të paraprihet nga një organizim më i detajuar i turneve të punës për të përballuar me efikasitet ngarkesën. Lehtësim të biznesit dhe qytetarëve, pa cenuar dhe neglizhuar kontrollin dhe luftën ndaj kontrabandës dhe evazionit” u shpreh Gazheli në takimin me doganierët e Qafë Botës”, deklaroi Gazheli.