Politikanët e Sarandës urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit

Politikanët e Sarandës kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Agjërim të lehtë e të pranuar në muajin e madhnueshëm të Ramazanit, për të gjithë besimtarët myslimanë”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.

“Nga zemra uroj besimtarët myslimanë Gëzuar Muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja!”, nënvizon deputetja e PD për Sarandën Ina Zhupa.

“Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë”, shkruan deputetja e PS Anila Denaj. /Sarandanews.com/