“I keni njohur Butrintin si pronë një subjekti fizik”, Rama ironizon PD: Jeni kërcënim kulturor

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për PD-në, sa i takon asaj që debatit për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Që në nisje të fjalës së tij Rama tha se Butrinti u njoh në kohën e PD si pronë e një subjekti fizik.

“E mora fjalën në këtë pikë se kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që nuk dini çfarë flisni, dhe nesh që dimë se çfarë bëjmë.

Dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintit si pronë familjare me pronën të njohur nga ju. I keni njohur pronën në tretarin antik të Butrintit një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër-stër nipi, i atyre që në pronën e tyre ndërtuan teatrin antik.

Këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse. se nuk ka kuptim që trashëgohet brez pas brezi, e keni në AND.

Në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brezi dhe që ta trashëgoni. Ndaj jeni katandisur kështu dhe do katandiseni më keq. Ka një arsye që degradimi juaj, përsa kohë që se gjeni, ndahuni në sa pjesë të doni, pasi jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë, por që është e njëjta gjë. Vini dhe flisni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju!

Të trashëgimisë tonë kulturore, ju, që kulturalisht jeni kërcënimi i madh i vendit tonë, agresion permanent mbi shoqërinë tonë.

Ju që kulturalisht jeni shembulli që kulturalisht kërkoni që ta riktheni Shqipërinë në kohën kur luftonin me Amerikën. Mos bërtit! Profesor ndaj nuk ta përmenda kot,”- tha ai.