Gjirokastër, Rama: Vijon puna për parkimin nëntokësor nën sheshin e Çerçizit
Një parkim nëntokësor prej 300 vendesh po ndërtohet në qytetin e gurtë, në Gjirokastër.
Kryeministri Rama ka ndarë sot foto me pamje të kantierit të ri në qytetin turistik.
“Vijon puna për godinën e re të parkimit nëntokësor prej 300 vendesh nën sheshin e Çerçizit në Gjirokastër, një investim strategjik edhe për shmangien e plotë të trafikut nga krejt zona e Pazarit të Vjetër, duke i dhënë një frymëmarrje të re turizmit në qytetin e gurtë,” shprehet Rama.
Ky investim do të ndihmojë në çështjen e parkimit sidmos në kohën e fluksin të pushuesve dhe turistëve në qytetin e Gjirokastrës.