Stafet e bashkisë Sarandë dhe Finiq, tjetër takim bashkëpunimi për turizmin e integruar

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma dhe ai i Finiqit Kristo Kiço kanë nënshkruar një muaj më parë një marrëveshje bashkëpunimi sa i përket bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Saranda dhe Finiqi janë të parët bashki në jug që do të ofrojnë një paket të përbashkët për turistet, duke shfrytëzuar gjithë potencialet turistike që ofrojnë këto dy vende.

Sot stafet e bashkisë Sarandë dhe Finiq në prani dhe të të dy kryetarëve kanë zhvilluar një tjetër takimin në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për turizmin e integruar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma shkruan:

“Në Bashkinë e Finiqit, me stafet përkatëse, për të bashkërenduar dhe konkretizuar hapat e mëtejshëm, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për turizmin e integruar”, nënvizon kryebashiaku Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/