Kumbaro në Sarandë për mbetjet: Menaxhim më i mirë i sistemit

“Nga landfilli i Bajkajt ne Delvine ku shkarkohen mbetjet urbane te bashkive Himare, Sarande, Konispol, Delvine dhe Finiq dhe ku vitin tjeter do te shkarkojne edhe bashkite e Qarkut Gjirokastres.

Por na duhet nje menaxhim shume me i mire i sistemit! Dhe ketu ka ende shume pune per te bere.

Shqiperinee duam por e duam te paster. Kjo eshte per t’u bere sot! Neser eshte vone”

Kështu shkruan sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, panë nga afër procesin e menaxhimit të mbetjeve në territor.

“Me Ministren e Turizmit dhe të Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi ishim në Qendrën e Grumbullimit të Mbetjeve të Riciklueshme në Volloder, ku pamë nga afër funksionimin e saj.

Diskutuam më tej mbi ecurinë e manaxhimit të mbetjeve në territor, problematikat e hasura gjatë  sezonit turistik, si dhe hapat e perbashkët që do të hedhim, për mbarëvajtjen e këtij proçesi në vijim.
GIZ Albania

#PërSarandënepastër??”, nënvizon në postimin e tij kryebashkiaku Adrian Gurma.