Derbi, Butrinti dhe Delvina mbyllin përgatitjet, synohet fitorja në të dy kampet

Delvina dhe Butrinti do të jetë sfida kryesore e javës së pestë në Kategorinë e Dytë.

Ky takim luhet nesër në orën 13:30 në stadiumin e qytetit të Delvinës.

Një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël, siç gjithmonë ka përcjellë ky derbi.

Të dyja ekipet kanë përfunduar përgatitjet për këtë ndeshje dhe objektivi për nesër do të jetë marrja e tre pikëve.

Ekipi i Butrintit shkon si favorit për të marrë fitoren në këtë sfidë, por megjithatë Delvina do të tentojë të thyejë ecurinë e skuadrës së Milto Gurmës.

Edhe delviniotët në këtë takim synim kryesorë kanë marrjen e tre pikëve, për tu rikthyer tek rezultatet pozitive.