Shoferët e Sarandës paralajmërojnë rritje të çmimit të biletave

Pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë dhe uljes në 217 lekë të litrit të naftës, shoferët në Sarandë janë përsëri të pakënaqur me çmimin.

Ata shprehen se janë në prag falimentimi.

“Nuk ka rritje çmimi por po falimentojmë. Unë kam sjellë nga Saranda dy vetë ndërkohë që më duhen 9 mijë lekë naftë. Më thuaj çfarë do të çoj në shtëpi?” thotë një shofer.

Në këto kushte vetë drejtuesit e mjeteve thonë se do të rrisin të gjitha çmimet ndërqytetase.

“Ose do mbyllim makinat ose do rrisim biletat” thotë një shofer.