Rrëfimi i aktorit nga Saranda, Karafil Shena tregon jetën e tij: Nga fitorja në Akademinë e Arteve tek emigrimi në Greqi
Aktori Karafil Shena thotë se bën një punë që i ka pëlqyer qysh herët, pasi edhe shkollën e mesme e ka bërë shkollë aktrimi te “21 dhjetori”.
Duke ndarë detaje nga jeta e tij, Shena tha se në shkollën që ka studiuar kishte degë aktrimi, për muzikë, skulpturë, etj., duke e cilësuar si një fidanishte për të vazhduar në Akademinë e Arteve, me konkurs.
“Për konkurs mund të përgatisje disa materiale, një monolog, tregim, fabul. Kam një tregim që më pëlqente shumë, një tregim i Dhimitër Xhuvanit, “Trasta me gur”. Një djalë 12 vjeç, që rreth viteve ’30, nëna nuk kishte çfarë ti vinte diçka kur shkonte me dhi, por i çonte ca gurë që fshjati të mendonte se kishte bukë. Në juri ishte Agim Qirjaqi, Mevlan Shana. Doja të më vlerësonin për atë që do jepja, doja një mik që të më jepte hakun. Nuk e gjeta! Fitova që herën e parë. Ka qenë një moment shumë i mirë. Unë kam qenë në kurs me Arben Imamin, Ardian Cergën”, shprehet aktori nga Sadanda.
Aktori tregon se jeton në fshatin Mesopotam, ndërsa për 23 vjet ka qenë në Greqi, pasi iku në vitin 1993. Lidhur me jetesën në fshat, tha se ishte me dëshirë pasi aty është rritur.
Lidhur me periudhën e emigracionit, ai tha se jo të gjithëve iu bie në pjesë ta bëjnë. Sipas tij, emigracioni nis me hall, pastaj vazhdon me ku do të dalësh.
“Vete në fillim për të mbijetuar, për të gjetur një punë. Greqia gjithmonë ne na duket sikur gjetëm parajsën, por ishte një vend i vështirë, dhe nuk ishte mësuar me emigrantë të hyrë nga malet, nga fushat. Kishte ca filipinezë që ishin nëpër shtëpi dhe nuk i shqetësonin. Kur hynë ish-vendet socialiste gjëja mori përmasa të tjera. Grekët nuk na pritën keq, por shteti vonoi shumë për të na bërë me letra. Letrat e para i kam marrë në 1998. Kam bërë teatër atje, me një trupë greke. Më ndihmoi dikush që i përkiste të majtës. Kam filluar të luaj teatër në vitin 2000.
Aty dhe aktorët e tyre nuk rrojnë tamam me profesionin e tyre, por përveç teatrit komercial, pasi ka konkurrencë shumë të madhe. Athina ka 150 teatre, kjo e bie dhe nivelin, e bie konkurrenca.
Një nga problemet që ka teatri ynë është se nuk ka konkurrencë. Nuk ke me kë matesh. Dhe në Greqi, shfaqjen e parë të ndihmon shteti. Arti në përgjithësi është eksperimental dhe do ndihmuar”, shprehet Karafil Shena.