Rama reagon për protestat e qytetarëve: Ky nuk është populli, por një pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës

Ndërkohë që protestat kundër rritjes së çmimeve kanë hyrë në ditën e tretë, kryeministri Edi Rama ka reaguar, duke thënë se këto nuk janë protesta qytetare, por të nxitura nga opozita.

Me anë të një reagimi në twitter, kreu i qeverisë akuzon opozitën për organizimin e protestave, si një përpjekje e ulët  për te manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën.

“Ky nuk është populli, po e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim të rrëmujës”, thotë Rama.

 

“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren!

Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.