Rama fut Anila Denajn në listën e deputetëve, kandidate në Sarandë

Prej muajsh Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, ka dal në terren për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Qytetet ku Denaj ka kryer takime me qytetarët kanë qenë në Sarandë, Delvinë, Konispol e Finiq.

Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se Ministrja Denaj do të jetë në listën e deputeteve të PS-së për qarkun Vlorë.

Dhe qytetet që ajo do mbulojë do jetë Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi.

Kujtojmë që deputet që mbulon këtë qytete është dhe Alket Hyseni dhe së fundimi është shtuar dhe Anila Denaj.

Kjo është hera e parë që Znj. Denaj do kandidojë për deputete. /Sarandanews.com/