Deputetja e Sarandës del kundër Lulzim Bashës, Ina Zhupa: Jep dorëheqjen, e vetmja zgjidhje për këtë situatë është vota
Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.
Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar, Zhupa ka propozuar ngritjen e një strukture që gëzon besimin e të dy palëve.
Ina Zhupa: Kjo proteste sot tregon qe populli opozitar eshte ne shesh. Dhe ndaj cdo perpjekje e jona duhet te jete si te fitojme besimin e tyre per ti perfaqesuar e mundur Edi Ramen.
Ndaj Partia Demokratike smund te diskutoj me e dyta apo e treta ne zgjedhje por duhet nje plan bashkimi qe ka si baze voten e lire te demokrateve.
Nuk mund te qendrojme sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky eshte qendrim i cdo deputeti te PD qe e do partine dhe ka per detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen.
Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap nje gare per drejtimin e partise qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare.
Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramen per te miren e cdo qytetari.