VIDEO/ Udhëtim në Sarandë: Femijët që mbajnë “gjallë” basketbollin bregdetar, stërviten… jashtë

Ishin fëmijët e vegjël të Sarandës që ndjekin pasioni për lojën e Basketbolllit personazhe të kronikës së mbrëmshme në emisionin e Top Channel Proçesi Sportiv.

Janë 100 fëmijë, djem dhe vajza të grupmoshave të ndryshme, të cilët kanë marrë përsipër të mbajnë “gjallë” basketbollin bregtetar. Kjo falë edhe përkushtimit të dy tranierve të ekipit, profesor Pajtimit dhe profesor Brunos.

Edhe pse në mungesë të një salle cilësore dhe të mbyllur, pasi ajo egzistuesja është në fazë rikonstruksioni, stërvitja nuk është ndërprerë duke shfrytëzuar ambjentet e fushave të basketbollit në qendër të qytetit.

Më poshtë ndiqni kronikën e plotë të përgatitur nga Procesi Sportiv.