Konispol, solli një kope me dele nga Greqia: Procedohet penalisht 32- vjeçari për kontrabandë

Policia njofton se shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në fshatin Çiflik, Bashkia Konispol, kanë bllokuar një kope me bagëti të imta (dele).

Sipas Policisë, një shtetas po e sillte kopenë me dele nga Greqia dhe po e fuste nëpërmjet kufirit për në Shqipëri.

Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi A. A., 32 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.