Tik Lapaj i del në mbrojtje Ilir Metës: Gjyqi ndaj tij është politik
Adriatik Lapaj e quajti proces politik të gjithë gjyqin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
I ftuar në studion e Open në Top Channel, Lamaj tha se më parë kur gjërat shkonin mirë askush nuk e akuzonte për gjuhën Ilir Metën, ndërsa tani që gjërat nuk shkojnë mirë me qeverinë gjërat janë ndryshe.
“Të thuash është i rëndë apo i lehtë kjo i takon trupës së Gjykatës Kushtetuese. Meta u zgjodh kur ishin në koalicion PS dhe LSI me njëri-tjetrin, dhe atëherë gjuha e Presidentit nuk e cënonte unitetin e popullit ndërsa tani që janë prishur këta, tani e cënon.
Që ky është një proces politik është e qartë kjo,” tha Lapaj.