Takime të vogla, për një sezon të sukseshëm në Ksamil
Me kalimin e javëve, shpeshtohen edhe tryezat apo takimet e vogla me aktorë të turizmit. Një i tillë është zhvilluar me biznese të Ksamilit.
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma ka drejtuar bisedën tek situata e punëve për përgatitjen e sezonit të ri turistik, duke nisur nga njësitë akomoduese, vilat e shtëpitë e dyta dhe sidomos tek nevoja për të rritur standartin e shërbimeve turistike, paralelisht me shërbimet publike që ofron Bashkia apo Njësia Administrative, me fokus shërbimin e pastrimit.
U inspektua edhe puna që po bëhet në ato stacione plazhit që janë marrë në administrim nga sipërmarrësit. ka funksionuar në Ksamil këto ditë.
U diskutua sidomos për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, me fokus pastrimin e territorit.
Në fokus ishin edhe stacionet e plazhit, në disa prej të cilëve u pa nga afër puna që po bëhet nga sipërmarrësit, pas aplikimit.
Kryebashkiaku Gurma ka kontaktuar edhe disa familje të huajsh, që janë duke pushuar tani në Ksamil, ndër të cilat një familje nga Polonia dhe një tjetër me origjinë nga Vjetnami, por me banim në Zvicër etj.