44-vjeçari nuk i bindet urdhrit të Policisë në Sarandë, shpallet në kërkim

Policia e Sarandës i është vënë pas një 44-vjeçari pasi nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar me qëllim kryerjen e një kontrolli në makinë.

Ndërkohë që ata i kanë bërë thirrje për të ndalur, 44-vjeçari nga Saranda ka çarë postbllokun e forcave të rendit në qytet duke u larguar menjëherë prej aty.

Policia po kryen kontrolle në të gjithë qytetin për kapjen e tij.

Vetëm pak ditë më parë, një tjetër person çau postbllokun e policisë në Sarandë duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Madje ai ka përplasur edhe një efektiv policie gjatë largimit me makinë.

 

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin E. Sh., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar nga pika e kontrollit”, njofton policia.