Plagosen 2 puntorë ne Vrion, dërgohen me urgjencë në spitalin e Sarandës
Dy punëtorë janë plagosur pak caste më parë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.
Sipas informacioneve të para, punëtorët ishin duke montuar panele diellore, por nga era e fortë, panelet janë rrëzuiar duke dëmtuar edhe punëtorët.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën industriale në Vrion dhe punëtorët ishin të moshës 30 dhe 53 vjeç, të dy nga Durrësi.