I vranë të birin në 2015, burri në Sarandë padit në Gjykatë dy të akuzuarit për vrasjen, njëri prej tyre u gjet i vdekur tre vite pasi kreu krimin

Hamit Mehmeti, babai i 32-vjeçarit Edmond Theodhori vrarë në Sarandë më 10 korrik 2015, ka paditur në Gjykatë dy të akuzuarit për vrasjen e të birit.

Në Gjykatën e Sarandës, Gjyqtarja Suela Xhani po shqyrton kërkesën e paditësit Hamit Mehmeti, me të paditur Elion dhe Keivi Hysa.

Gjyqi në fjalë është i natyrës civile dhe parashikon shpërblim monetar për babanë e viktimës së vrasjes. Në fakt nga dy të paditurit, vetëm njëri është gjallë, pasi Elion Hysa u gjet i vrarë në korrik 2018 në Nikël të Fushë-Krujës.

Edhe pse në kërkim prej 2015, ai jetonte i lirë duke u përshirë në trafiqe të paligjshme që i kushtuan jetën. Ndërsa vëllai i tij, Keivi Hysa, u ekstradua në Tetor 2019 nga Italia, pasi gjykata e Sarandë e kishte dënuar për vrasjen e Edmond Theodhorit.