Gjykata lë në burg kryeinspektoren e IMT Sarandë Romina Pulajn, avokatët: Vendim absurd, objekti kishte leje
“Arrest me burg” vendosi sot gjykata e Sarandës si masë sigurie për Romina Pulaj, kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, e arrestuar dy ditë më parë me akuzën “Shpërdorim i detyrës”.
Prokurori Kledian Llaho kërkoi “Arrest me burg”, masë kjo e dhënë edhe nga gjyqtari Shkëlzen Licaj.
Sipas dy avokatëve Gjergji Imeraj dhe Agron Gurëbardha gjykata pranoj se objekti 7 katësh ishte me leje, por u shpreh se kryeinspektorja nuk kishte ndërhyrë.
E pandehura nuk ka pranuar asnjë, nga akuzat ndërsa ka pohuar se ka ndërhyrë pranë subjektit kur ka pasur shkelje.
Pala mbrojtëse që kërkoi detyrim paraqitje, do të apelojë masën e sigurisë “Arrest me burg”.