Finiq, vijon puna për pastrimin total të territorit

Në Bashkinë e Finiqit vijon puna për pastrimin total të terirtorit.

Burime nga Finqi thanë se kompletimi pak kohë më parë i territorit me 100 kazanë për mbledhjen e mbeturinave, dhuratë nga GIZ gjerman, sikurse edhe një makinë bashkohore për grumbullimin e trasportin e mbetjeve urbane, është shoqëruar me një shkallë të re ndërgjegjësimi të banorëve dhe bizneseve të zonës për një Finq të Pastër.

Aksionet e hërëpashershmë të pastrimit të mjediseve publike me fokus edhe aksetrrugore, nuk janë çështje fushate, por një mënyrë e re sesi duhet t’i qasemi mjedisit që na rrethon dhe ku jetojmë .

Ndërkohë prej dy vitesh, Bashkia e Finiqit, së bashku me atë të Lezhës, janë bashki të përzgjedhura nga  program GIZ gjerman për zbatimin e projektit “Menaxhimi I integruar I mbetjeve urbane dhe pakësimi i plastikës që përfundon në det”.

Krahas aksioneve të pastrimit në terrenet publike dhe basenet e lumenjve Bistrica dhe Pavllo, në rritjen e ndërgjegjësimit janë përfshirë edhe shkollat e Bashkisë me krijimin e skuadrave të vullnetarëve mjedisorë, me këndet medisore dhe pastrimet periodike në terren