Butrint: Ç’ishte kjo ndërtesë atëbotë?

Parku i Butrintit ofron së fundi shpjegimin e një prej komplekseve ndërtimore të atyshme.

“Godina me tri dhoma është një kompleks i gërmuar vitet e fundit dhe i korrespondon pjesës veriore të forumit romak.

Kjo ndërtesë, ka një histori të gjatë, duke filluar si një seri faltoresh të ndërtuara në faqen e shkëmbit dhe më vonë, në fund të shek. I dhe II pas Kr., gjatë një fushate gjithëpërfshirëse rindërtimi, u krijua një strukturë e konsiderueshme me tri dhoma”, shkruhet nga Parku.