ZYRTARE: Tjetër goditje e Butrintit në fazën ofensive
Klaus Alinani vjen në huazim nga Bylis tek Butrinti.
Mesfushori me tipare sulmuese, 19 vjeç, është autori i një goli në këtë kategori teksa mori minuta të konsiderueshme me ekipin e vendit të parë.
Delvinjoti ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Luftëtarit 2019-2020 duke fituar tashmë eksperiencën e duhur në një moshë vërtetë të re.
Kujtojmë që me ekipin sarandiot, në rolin e portierit të dytë aktivizohet edhe vëllai i Klausit, Fabjo Alinani, vetëm 17 vjeç.
Tjetër përforcim për ekipin e Butrintit, i cili me afrimin e Alinanit duket i konsoliduar në çdo repart për betejat e mbijetesës së fazës së dytë.