Llogara-Sarandë: Bllokohet rruga nacionale 2 km pa dale në Qafë Llogara

Bllokohet rruga në Qafën e Llogarasë. Shkak është bërë një kamion i cili ka ngecur në kthesë pasi është spostuar.

Sipas policisë në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

‘Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

Policia tha se në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.’- njofton policia.