Vendimi i qeverisë: Sa do jenë sipërfaqet e plazheve private në 2022-shin

Më 24 dhjetor, qeveria ka miratuar një ndryshim që do të ndikojë jo pak mënyrën si do organizohen plazhet private në sezonin turistik që kemi përpara.

Përmes një ndërhyrjeje në rregulloren për Kushtet dhe Kriteret e Ushtrimit të Veprimtarisë së Stacioneve të Plazhit të miratuar në vitin 2019, ka zvogëluar ndjeshëm sipërfaqen e parcelave të cilat do u jepen në përdorim privatëve.

Kjo rregullore përcakton se sipërfaqet e stacioneve nuk mund të jenë më të vogla se 200 metra katrorë, sipërfaqe që me ndryshimet e fundit ulet në 50 metra. Nga ana tjetër, ka rritur sipërfaqen maksimale të parcelave që do përdoren nga privatët nga 5 mijë metra në 6 mijë metra katrorë.

Specifikisht, Në pikën 7, të nenit 5, të Rregullores fjalët “… nuk mund të jenë më të vogla se 200 (dyqind) m² dhe më të mëdha se 5 000 (pesë mijë) m².” zëvendësohen me “… nuk mund të jenë më të vogla se 50 m² dhe më të mëdha se 6 000 m².”

Të pandryshueshme mbeten përcaktimet e tjera të funksionimit të plazheve private sic janë distancat mes çadrave apo nga vija e ujit.

Stacionet e plazheve duhet të ketë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra si dhe të jetë i pajisur me shërbimet higjienike, kabinat e zhveshjes zonën e ndihmës së shpejtë për pushuesit.