Vajza nga Gjirokastra falënderon Edi Ramën: Në Gjirokastër është kthyer magjia

Në takimin e mbajtur sot në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, për 30 vjetorin e themelimit të FRESSH, ka folur edhe një vajzë nga Gjirokastra. Ajo thotë se e mban mend qytetin e saj më parë kur ai ishte në listën e pasurive botërore në rrezik.

“Sot pas 8 vitesh nga qeveria e PS-së duket sikur ka kaluar një 20-vjeçar. Më parë në qytet ishin 4 hotele dhe bujtina, sot në Booking janë të regjistruar mbi 100 të tilla. 

Punët e mira kanë vitalizuar qytetin dhe aty është kthyer magjia. 

Dua një falënderim për kryeministrin Edi Rama për gjithë suportin që i ka dhënë të rinjve që i janë bashkuar politikës dhe në vecanti grave e vajzave”, tha e reja nga Gjirokastra.