‘Shqipëria pa opozitë’, Tik Lapaj: PD po favorizon pushtetin
Adriatik Lapaj nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa folur për situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike deklaroi se kjo që po i ndodh elektoratit të djathtë është një prerje në besë.
Ai tha se kështu si po shkojnë punët në opozitë po favorizohet pushteti. Sipas Lapajt zgjidhja e vetme është të reflektohet, pasi pa garë kjo punë do të qelbet edhe më shumë nga sa është qelbur.
“PD përfaqëson një frymë të komunizmit në Shqipëri dhe disa kategori qytetare janë ende të ndjeshme dhe kjo është një prerje në besë që i ndodh elektoratit të djathtë dhe nuk është mirë. Kështu si po shkojnë punët favorizohet pushteti. Kështu që mendoj që ka vend që të reflektohet ende. Në mënyrë që ajo parti duhet ti kthehet dialogut dhe njerëzit të reflektojnë.
Mendoj se aty ka akoma vend për reflektim sepse në të kundërt një parti e re mund të kërcënonte fuqishëm dhe kjo e çon ujin në mullirin e pushtetit. E kupton se Rama vetëm emrin nuk ka mbret sepse i ka të gjitha. Mund të bënte dhe më shumë.
Jam këtu ti flas qytetarëve sepse nukl jam as kryetari i PD-së deh ai kryetar i grupit të rithemelimit, por këta po e çojnë ujin në mullirin e pushtetit dhe zgjidhja është një dhe vetëm një të reflektojnë ose të vazhdojnë kështu siç janë dhe nja 20 vjet të tjera. Kjo punë pa garë qelbet më shumë se çështë qelbur”, shprehet Tiku.