Numër rekord të infektuarish, rajoni i madh në Greqi bëhet gati për “mbyllje”

Situata e krizës së krijuar nga koronavirusi nuk duket fort e mirë në Atikë të Greqisë.

Duke u nisur nga numrat të rritje si dhe shkallën e transmetimit komunitar, autoritetet në vend po konsiderojnë vendosjen e një karantinë, sipas modelit të aplikuar në Madrid, shkruajnë mediat greke.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas u shpreh të hënën se, nisur nga situata, autoritetet shkencore dhe ato shëndetësore në vend janë duke zhvilluar një sistem të ri targetimi dhe ndërhyrjeje për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit.

Të hënën vendi konfirmoi 453 raste të reja me Covid-19, 174 prej tyre u konfirmuan në Atikë në Qendrën e Mikpritjes së Emigrantëve në Kara Tepe, Lesbos,  por edhe në spitale. Në të gjithë vendin janë të shtruar 595 pacientë, nga të cilët 79 janë të intubuar.

Me qëllim këputjen e zinxhirit të transmetimit, por edhe për të mbrojtur ata më të rrzikuarit siç mund të jenë të moshuarit dhe emigrantët, autoritetet po e konisderojnë tashmë vendosjen e sistemit të Madridit në Atikë.

Bëhet fjalë për vendosjen e një karantine të “zbutur”. Limitimi i lëvizjes bëhet në zonat më të rrezikuara, në të cilat limitohet lëvizja e banorëve për të reduktuar rastet.

Ky model, së bashku me kufizimin e udhëtimit për personat mbi 65-vjeç, ndodhen në tryezën e planeve të biznesit të autoriteteve Greke përpara masës së fundit të vendosjes së karantinës së përgjithshme në Atikë