Sarandë, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak: Debate për çështjen e pagave

U zhvillua sot në mesditë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës e drejtuar nga kryetari i këtij këshilli Asaf Stroka.

Përvec një numri të lartë të projekt vendimeve, këshilltarët kanë debatuara rreth disa çshtjeve që lidhen me rritjen e pagave të ulta për kategorinë e disa punonjësve në këtë bashki dhe kryesisht në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike si dhe mbi rishikimin e rregullores per funksionimin e sherbimit taksi të udhëtarëve.

Nga diskutimet e disa këshilltarëve si Mehmet Nelaj , Sinan  Ahmeti, etj, është kërkuar arsyeja se përse prej vitesh, në pagat e ulëta të punonjësve kryesisht në ndërmarrjene shërbimeve publike, nuk është bërë asnjë rritje page.

Për këto problematika, kanë informuar këshiltarët Teuta Stroka drejtore ekonomike, sekretari i pergjithshëm i kësaj bashkie Eleron Gjoni dhe specialisti Thoma Korini.

Propozimi i paraqitur nga këshilltarja Dafina Allkushi per vjetërsinë deri në 18 vite te automjeteve taksi në përdorim, është miratuar me argumenta në favor të kërkesave të shumë taksistëve të liçensuar.