Sarandë, 2021-shi i shtoi territorit të Bashkisë edhe 1600 ha
Shumicae banorëve nuk e dinë se territori i Bashkisë Sarandë është zgjeruar edhe me 1600 ha. në zonën e hapësirës bregdetare nga Limioni në Kepin e Qefalit.
Burimet ben te ditur se ka qene nje VKM e muajit maj të vitit 2019 që ka sjellë këtë zgjerim territori pas një përpjekje dy vjeçare nga ana e Bashkisë.
Ajo që pritete te shihet është fakti sesi do të menaxhohet ky territor bregdetar ku aktualisht ka asete të mëdha natyrore e turistike të virgjërgja,por ka edhe disa objekte të ndërtuara në vitet e fundit.
Bashkia e Sarandës ka nje territor të vogël në administrim krahasuar me pjesen më tè madhe te bashkive simotra në vend. Kufijtë saj nisin në Volloder ku ndodhte pikëtakimi dhe kufiri administrativ me bashkinë e Himarës dhe pjesërisht në Ksamil ku nis territori i Parkut Kombetar të Butrintit.