Mbyllja e shkollave për 3 ditë, Ina Zhupa: Dështim i Ministrisë së Arsimit në sistemin e ngrohjes

Për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave ekstremisht të ulëta, ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për 3 ditë, javën që vjen.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila nënvizon se kjo nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale në shkolla siç është ngrohja.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thekson këto vendime të Ministrisë së Arsimit rëndojnë edhe tek prindërit, pasi sipas deputetes demokrate nuk ka se kush kujdeset për fëmijët.

‘Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përveç se nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë. Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese.

Siç është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!  Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.’- shkruan Zhupa.