PD Sarandë zhytet në krizë dy muaj para zgjedhjeve

Pas vdekjes tragjike të kreut të degës së PD Sarandë Hariz Mema, ende nuk ka një emër se kush do të jetë pasardhësi i tij.

Antarët e PD Sarandë kanë vijuar fushatën, duke takuar dhe mbajtur shënim problemet e qytetarëve.

Por, mungesa e një lideri e bën të vështirë koordinimin dhe motivimin e simpatizantëve të PD Sarandë.

Më aktivi deri më tani është Jolio Dine që çdo ditë është në terren në takime me qytetarët.

Deri më tani ende nuk ka asnjë emër se kush do e marrë drejtimin e degës së PD Sarandë që ndodhet në një krizë të rëndë dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. /Sarandanews.com/