Ina Zhupa: Dualiteti i Berishës na ka stërmunduar si opozitë

Në studion e emisionit “Arnautistan”, Ina Zhupa tha se nuk e priste që Berisha të kthehej një ditë kundër partisë që themeloi vetë. Zhupa tha se Berisha ka meritat e veta politike, por pas 9 shtatorit vuri mbi të gjitha interesat e veta personale.

Në literaturë njihet kjo marrëdhënie te lideri. Ka liderë që kanë inspiruar. Nuk e gjykoj dot sjelljen politike as si të drejtë as të gabuar. Sali Berishës nuk i heq dot meritat e veta politike. Por në kohën që jemi sot, nuk mund të fshij atë që ka ndodhur nga 10 shtatori e deri sot. Nga ajo datë Berisha ka treguar se ka vënë mbi të gjithë interesat e veta. Mendoja se do të rrinte në madhështinë e asaj që kishte dhënë si lider. Nuk e besoja që do kthehej të sulmonte PD-në.   

Zhupa tha se Berisha duhej të dorëhiqej njëherë e mirë, por zgjodhi të tërhiqet duke mos ikur, çka u reflektua në parti.

Ishte ai dualiteti i tij gjithmonë dhe kjo na ka stërmunudar si opozitë.