I ndërprenë KEMP-in e invalidit, e moshuara rreh me bastun punonjësen e bashkisë Delvinë

Një incident ka ndodhur në ambjentet e Bashkisë së Delvinës, ku një grua ka shkuar e irritur në pasi u njoftua se i ishte ndërprerë KEMPI.

Gruaja, rreth 55 vjeç, e cila trajtohej me KEMP për shkak të paaftësisë fizike, njëkohësisht edhe e pastrehë, ka mësuar se trajtimi me KEMP për të ishte ndërprerë dhe ka shkuar në Bashki për të kundërshtuar këtë veprim.

Punonjësja e përkrahjes sociale në Bashkisë Delvinë i ka sqaruar se KEMPI është prerë nga KEMP Epror në Tiranë, por gruaja nuk është bindur nga argumentat e paraqitur nga punonjësja për shkakun e ndërprerjes së invaliditetit dhe ka goditur me bastun punonjësen.

Pas këtij veprimi, është njoftuar Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit, të cilët kanë shoqëruar invaliden në Komisariatin e Policisë Delvinë.