Finiq, drejt përfundimit rruga Dermish-Jermë
Sipas firmës kontraktore, punimet për përfundimin e aksit rrugor Dermish-Jermë janë në fazën përfundimtare.
Një projekt i financuar nga buxheti i shtetit që kap vlerën e gati 62 milionë lekëve dhe përfshin ndërtimin e plotë të arteries kryesore ndërmjet dy komuniteteve. Së shpejti do të nisë asfaltimi, duke përmirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve, pasi do t’i shërbejë kalimit të dhjetëra mjeteve dhe kalimtarëve.
Kënaqësi të veçantë për ecurinë e projektit shprehu edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, “Çdo projekt që realizohet është fillimi i një tjetri. Për ne përmirësimi i përditshmërisë së bashkëqytetarëve tanë është synim i vazhdueshëm dhe njëkohësisht garanci për ngritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës sonë”, theksoi ai.