Sarandë, 8 qytetarë negativ me COVID-19, pritet përgjigja dhe për 6 të tjerë

Situata me virusin COVID-19 në qytetin Sarandës apo dhe të Delvinës vazhdon të jetë e qetë, pasi deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar pozitiv.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Shëndetit Publik, mjekut Arjan Kalcuni, tha se për 8 tamponë të marra ditën e premte në qytetin e Sarandës përgjigja sot ka ardhur negative.

Ndërkohë që sot janë nisur edhe 6 tamponë të tjerë, po nga Sarandea, që përgjigje vjen ditën e nesërme.

Edhe në Delvinë për tre tamponë të marra përgjigja ka qenë negative, ndërsa është në pritje përgjigja edhe për tre tamponë të tjerë.