Abuzuan me tenderat në Spitalin e Sarandës, KLSH kallëzon në SPAK 10 punonjës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjës, 8 prej të cilëve janë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 2 të tjerë janë pjesë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Ata akuzohen nga KLSH se kanë abuzuar me barazinë e pjesëmarrjes në tendera që lidhen me ofrimin e shërbimit laboratorik në spitalet e bashkitë Sarandë dhe asaj Lushnjë, si dhe kanë abuzuar me procedurën e prokurimit për blerje të pajisjeve “monitor pacienti për masat anti-covid”, që ishin të nevojshme gjatë pandemisë.

Gjatë auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, KLSH konstatoi shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy punonjës të ATRAKO, (Agjencia e trajtimit të koncesioneve) lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

7 prej të kallëzuarve, anëtarë të të Komisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP, kanë shkelur procedurat lidhur me barazinë në tendera për ofrimin e shërbimit me laboratorë në spitalet rajonalë të Sarandës dhe Lushnjës, ndërsa 3 të kallëzuarit e tjerë, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë kryer shkelje gjatë procedurës së prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjësit për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.