Sarande, lokal e lavazh pa leje, procedohet 39-vjeçarja në Metoq

Policia e Sarandës procedoi një shtetase në Metoq, pasi siç thotë në komunikatë, ushtronte aktivitet me elementë të paligjshmërisë financiare.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasen S. M., 39 vjeçe, banuese në lagjen “Metoq”, Sarandë, sepse ushtronte aktivitetin pa certifikatë fiskale, në subjektet bar-kafe dhe lavazh të paregjistruara në organet tatimore”, thuhet në komnikatë.