Pas radhëve të gjata, pala greke shton sportelet në Kakavijë

Lëvizja e automjeteve në Kakavijë ka nisur normalisht pasi pala greke shtoi sportelet rreth orës 12: 30 të ditës së sotme (13 gusht 2022).

Kjo erdhi pas një situate të rënduar trafiku të paraqitur paraditën e sotme nga orët e para të mëngjesit ku u krijuan radhë kilometrike të automjeteve në një distancë prej 4 km.

Situata e rënduar në trafik u krijua si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke pasi ata punonin vetëm me 2 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje. Ndërsa pala shqiptare punonte me katër sportele në hyrje dhe tre ne dalje.