Sarandë dhe Delvinë, vijon plani kombëtar i pastrimit të territorit

Në të gjitha qytetet e vendit po vijon plani kombëtar i pastrimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit në disa bashki, ndërsa theksoi se nuk do të ndalet deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Nuk do të ndalemi deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, theksoi Rama.

Kryeministri përcolli momente nga pastrimi në Sarandë, Memaliaj, Kukës, Tepelenë, Përmet, Mallakastër, Peqin dhe Delvinë.

Plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.