Festat e fundvitit, Adrian Gurma vizitë tek fëmijët e shkollave 9- vjeçare të Sarandës

Me shumë tinguj dhe ngjyra ka qenë mesdita e 20 dhjetorit për nxënësit më të dalluar në mësime dhe veprimtari artistike e kulturore, nga shkollat e ciklit 9-vjeçar të Bashkisë së Sarandës.

Mes një atmosfere të gëzueshme që sjellin përherë festat e fundvitit, ata performuan në një koncert të përbashkët me këngë, numra koreografikë dhe interpretime në instrumenta muzikorë.

Kreu i Bashkisë Adrian Gurma i përshëndeti fëmijët, prindërit dhe mësuesit e pranishëm, për bashkimin e energjive të tyre të përditshme në procesin e shkollimit dhe kulturimit në nivele të admirueshme dhe i ka uruar ata për më shumë shëndet, gëzime dhe suksese në Vitin e Ri 2022.

POSTIMI ADRIAN GURMA

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive ?????? me nxënësit më të dalluar në mësime ???✏️ dhe veprimtari artistike e kulturore ??? ♟nga shkollat e ciklit ?‍????‍? 9-vjeçar të Bashkisë së Sarandës.

Për ti përshëndetur fëmijët, prindërit dhe mësuesit e pranishëm, për bashkimin e energjive të tyre të përditshme në procesin e shkollimit dhe edukimit në nivele të admirueshme, e për ti uruar ata për më shumë shëndet, gëzime dhe suksese në Vitin e Ri 2022! ??☃️❄️?✨✨