Rrahu gruan dhe djalin, policia Sarandës arreston 51- vjeçari
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Th.V.,51 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Sarandë.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.