Rënie masive gurësh dhe inertesh në Qafë Muzinë, ARRSH informon mbi situatën

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet në Gramsh-Kodovjatj, në Qesarat, tek arrat në Lazarat dhe në Qafë Muzinë, në Qafë-Thanë ka rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.

Sipas njoftimit grupet e punës aktualisht  po punojnë për pastrimin e këtyre akseve duke vendosur edhe sinjalistikën provizore.

ARRSH vijon të apelojë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në ditët me shi, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë!