“Po s’të vrava”, publikohet sherri mes 15-vjeçareve në Sarandë, njërës iu gjet thika
Janë publikuar pamjet e sherrit mes dy adoleshenteve, një prej të cilave u procedua sot pasi u kap dhem e thikë. Në pamjet e publikuara nga JOQ shihet se si një nga vajzat e kap nga flokët tjetër dhe nis ta ofendojë e kërcënojë.
“Me rob shpie po s’të vrava,”- i thotë ajo dhe e kap nga flokët.
Një prej vajzave u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.