PD “vlon”, ish-kandidatet “zhduken”
E ndersa Partia Demokratike ka hyre ne nje nga fazat me vendimtare te saj, ne ate qe shumekush mund ta cilesoje “jete a vdekje”, te shumta kane qene reagimet e drejtuesve apo kandidateve nder vite te kesaj force politike.
Edhe pse ne sy pak a shume bien vetem ata qe i jane bashkuar foltores se Sali Berishes, ka nga ata qe ne rrjete sociale jane rreshtuar krah linjes zyrtare te PD, kryesisht ata me funksione drejtuese ne degen lokale. Cuditerisht asnje reagim nuk ka pasur lidhur me situaten, qendrimin qe mbajne per Berishen apo Bashen, problemet e PD ne teresi etj. nga dy prej ish-kandidateve te Partise Demokratike ne Sarande.
Behet fjale per Kreshnik Bozho, kandidat per Kryetar Bashkie ne Sarande ne 2015 dhe Jolio Dine, kandidat per deputet ne 2017 dhe 2021.
Pas zgjedhjeve te 25 prillit, dy prej figurave kryesore te demokrateve ne Sarande, thuajse jane “zhdukur” nga e perditshmja politike dhe nuk jane pare jo vetem ne asnje aktivitet te PD, por as ne reagime politike ne faqet e tyre ne rrjetet sociale.
Bozho dhe Dine jane Anetare te Keshillit Kombetar te PDSH, pra e kane nje mandat delegati, si per 11 ashtu dhe per 18 dhjetorin, por mesa duket kane zgjedhur nje pozicion disi te terhequr ne kete “arene lufte” politike brenda kampit opozitar.
Kujtojme qe Bozho kandidoi perballe Florjana Kokes ne 2015 duke siguruar rreth 7200 vota, ndersa Dine ishte dy here kandidat ne listen shumeemerore te PD ne Qarkun Vlore, ku ne zgjedhjet e fundit siguroi mbi 2100 vota personale.