Shkrirja e Prokurorisë dhe Gjykatës, qytetarët: Ky është skandali dhe goditja fatale për Sarandën

Shkrirja e Prokurorisë dhe Gjykatës së Sarandës, ka ngjallur mjaft reagime tek opionini publik.

Shumica dërrmuese e qytetarëve sarandiot janë kundër këtij vendimi të marrë, pasi do të ndikonte e do të zvarriste çështjen e tyre të cilat me shkrirjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Sarandës do të zhvillohen në Gjirokastër.

Në një sondazh të kryer nga Sarandanews.com në lidhje me këtë problematikë, qytetarët e shumë kanë dhënë mendimin e tyre ku dukshëm janë kundër shkrirjes së dy institucioneve mjaft të rëndësishme.

“Ky eshte skandali radhes. Gjykatat gjithmone i vonojne vendimet, aq me teper nese vene ne Gjirokaster. Mbase eshte nje shaka e Ministrit te Drejtesise!!!”

Eh sa do vuajm nga Janjari nga Verva nga Karroqi e Zmineci. Do vemi e do sorrollatemi rrugeve te Gjirokasters si çifuti ne shkrretetir. Na moret ne qaf o rilindesa, po flisni njeher te vetme kunder kesaj padrejtesie qe na behet se ngelet gjith jeten servila e spiuna. Mendoni njeher te vetme per veten tuaj e femijet tuaj. Si do vemi ne Gjirokaster kur pensionet e rrogat jan te pa perfilleshme, lejeni njeher te vetme menjan partine e cohuni ne protesta masive”

“Kjo mund te jet goditja finale per qyteti, pasi e kane degjeneruar me vite”

“Do na sorollasin deri ne Gjirokaster e do na vjedhin me shume”

“Si ta shpjegosh do ti ken ven syrin godines ta privatizojne. Shtet sh……”, janë disa nga shumë komentet e qytarëve në Sarandanews.com