Pallatet e braktisura nga investitorët, ASHK Sarandë ka një ftesë për qytetarët për rregjistrimin e tyre
ASHK Sarandë përmes një njoftimi ka bërë të ditur mënyrën se si do të rregjistrohen e legalizohen pallatet që janë braktisur nga investiturët.
Kadastra Sarandës u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë DVASHK-Sarande, për të filluar procedurat ligjore, duke plotesuar dokumentacionin tekniko-ligjor për hipotekimin e pallatit.
POSTIMI I ASHK SARANDË
Të nderuar Qytetare,
Për procesin e legalizimit dhe regjistrimit te pallateve të braktisura nga investitoret apo me problematika te tjera te kesaj kategorie, jeni te lutur ti drejtoheni DVASHK-Sarande, për të filluar procedurat ligjore, duke plotesuar dokumentacionin tekniko-ligjor për #hipotekimin e pallatit.
Faleminderit për bashkëpunimin!